Banorët e Shtojit i ankohen, Spahia: PD plan konkret për zhvillimin ekonomik

Shqipëria

Banorët e Shtojit i ankohen, Spahia: PD plan konkret për zhvillimin ekonomik

Më: 5 prill 2021 Në ora: 14:54
Bardh Spahia ishte sot në Shtoj

Kandidati për deputet  PD-së, Bardh Spahia ishte sot në Shtoj në Njësinë Administrative Rrethina për tu njohur me problematikat me të cilën përballen banorët.

“Na kanë vënë litarin në fyt” tha një banor.  

“Mungesë investimesh, harresë totale e qeverisë, ushqime me listë, mungesë punësimi, emigracion. Janë të braktisur nga shteti dhe kërkojnë shpresë, kërkojnë zhvillim ekonomik për familjet e tyre, për të ardhmen e tyre. I garantova këta banorë se programi i Partisë Demokratike, ka një plan konkret për ekonominë, për familjen për rininë, për rikthimin e shpresës për të ndaluar emigracionin masiv – është shprehur kandidati i PD Bardh Spahia.

Këto zgjedhje nuk janë as Bashën, as për Ramën, janë për të ardhmen, për shpresë, për zgjidhje, të cilat i ofron vetëm programi i Partisë Demokratike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat