Kandidatja e Lëvizjes Socialiste për Integrim në Qarkun e Tiranës, Nora Malaj, me anë të një deklarate, shprehet se ajo dhe LSI zotohen se brenda dy viteve, do të çojnë në parlament ligjin për integrimin e moshimit.
Malaj thekson se LSI e ka prioritet krijimin e qendrave të përkrahjes për të moshuarit dhe shërbime të dedikuara (home nurses) për kategoritë e të moshuarve me aftësi të kufizuara.
Postimi i Nora Malajt:
Kur ke një plan të detajuar për Moshimin!
Sot ditën e kam nisur me këmbën e mbarë për të shpërndarë programin e LSI për moshimin❗️
U ndjeva shume mirë kur mora këtë program në dorë, pasi kjo është një nga punët më të dashura që kam bërë dhe me shumë përkushtim❗️
Kjo është sfida e radhës, pasi shoqëria ka nevojë për ne që ta përgatisim për Moshimin❗️
? Të moshohesh me dinjitet, kjo është sfida e madhe e shoqërisë sonë❗️
? Unë dhe LSI zotohemi që brenda dy viteve të para të çojmë në Parlament, ligjin e integrimit për Moshimin❗️
? Krijimin e qendrave të përkrahjes për të moshuarit dhe shërbime të dedikuara (home nurses) për kategoritë e të moshuarve me aftësi të kufizuara❗️
? Shërbim të dedikuar dhe cilësorë, nëpermjet sistemit të pikëzimit❗️
? Paketē të asistencës sociale për Punen e Papaguar të të moshuarve (punët në shtëpi) që nuk përfitojnë pension pleqërie❗️
? Promovimi dhe integrimi i jetës së të moshuarve në komunitetin e tyre, për një jetë cilësore në moshën e tretë, për sigurimin e kujdesit shoqëror, aksesin për transport publik falas, lidhjen sociale dhe mbështetjen e strehimit, shërbime të dedikuara për kategorinë e të moshuarve të braktisur dhe të vetmuar❗️
Teksa ndaja programin, buzëqeshja e të moshuarve me shoqëron… Bashkë me të dhe mirënjohja dhe uratat e tyre❗️
Mirënjohje prindërve tanë të mirë ❗️
Brezit të idelistëve dhe atyre që kontribuan me shpirt qē Shqipëria të bëhet❗️
Se Unë dhe LSI e mban fjalën❗️
Do të bëj gjithçka për të moshuarit e vendit tim, që mos të nepërkëmben, por të jetojnë me dinjitet❗️
Nderi i kombi fillon te fëmijet dhe përfundon te të Moshuarit