Kandidatja për deputete e PD-së në Tiranë, Albana Vokshi, ka sjellë historinë tragjike të nënë Humes, e cila ka humbur vajzën nga një sëmundje e rëndë.
Vokshi thekson se nënë Humja rrit mbesën e vetme, duke shtuar se qeveria ka braktisur për tetë vjet personat që janë më të pamundurit e shoqërisë.
Postimi i Albana Vokshit:
Qeveria ka braktisur më të pamundurit, me probleme sociale, ndërkohë që shton pasuritë e veta.
Si historia e nënë Humes e cila prej 5 vitesh rrit mbesën jetime pasi vajza i humbi jetën nga një sëmundje e rëndë. Dhe nuk merr pension për mbesën e mbetur pa nënë.
Ose invalidi Bardhyl Cara, në familje vetë i katërt, me një nënë pensioniste dhe një djalë të sëmurë i cili nuk është i aftë për punë por qeveria ia ka hequr ndihmën.
Por mbas 25 prillit nuk do të ketë vend për diskriminime.
Qeveria e Bashës do e rrisë ndihmën ekonomike dhe të invaliditetit , dhe do e vendosë shtetin në shërbim të njerëzve.
Në 25 prill #voto9 #shqipëriafiton ?✌???