Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në aksin Gjirokastër-Kakavijë, fatmirësisht pa dëme në njerëz.
Në pamjet e filmuara nga kamerat e sigurisë duket një automjet që tenton të hyjë në rrugë, ndërkohë që një mjet tjetër ishte në korsinë e shpejtësisë.
Dy mjetet përplasen dhe e dyta gati batohet, por kthehet kryq në rrugë, mbi trafikndarëse. Makina tjetër, shkaktare e aksidentit ikën pa ndaluar, ndërsa nga mjeti tjetër dalin dy të rinj të tronditur.
Nga aksidenti pati vetëm dëme materiale si dhe bllokim të trafikut për disa minuta.