Përshëndetje nga SH.M.U!
Jemi në pranverë dhe ndryshimet e moti janë të pranueshme.
Mot i qendrueshëm do të mbizotërojë në vend deri mbrëmjen e së martës. Në pjesën veriore do të rikthehen reshjet e dobëta të shiut. Që prej orëve të para të 24 orëshit të ditës së mëkurë, reshjet e shiut do të përfshijnë pjesën më të madhe të vendit me intensitet deri mesatar dhe në veriperëndim me prani shtrëngatash. Në veri e verilindje, reshjet e dëborës përkohësisht do të fitojnë terren deri në kuotat kodrinore. Në lindje e juglindje, dëborë e dobët në majat e maleve. Kjo situatë, do të jetë e përkohëshme, pasi ditët e enjte dhe të premte do të karakterizohen nga mot i qendrueshëm me diell.
Era, ditën e martë do të fryjë nga kuadrati i jugut e vrullshe dhe do të sjellë shtim të dallgëzimit. Të mëkurën kthen nga kuadrati i veriut përsëri e vrullshme.
Temperaturat ashtu sikundër shihen në tabelë, do të pësojnë luhatje të ndjeshme.
Ju urojmë një javë të bukur!
![Image](/media/botasot.info/images/2021/April/05/auto_01617657665.jpg)