Rama: Ulet me 51,4% numrin i vrasjeve, nga 107 në 2013, në vetëm 52 në 2020

Shqipëria

Rama: Ulet me 51,4% numrin i vrasjeve, nga 107 në 2013, në vetëm 52 në 2020

Më: 6 prill 2021 Në ora: 09:02
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Instastory” ka publikuar një ndër 100 arritjet e qeverisë gjatë dy mandateve.

Rama ka bërë një pyetje lidhur me sa është ulur numri i vrasjeve vitet e fundit dhe më pas ka treguar se numri i vrasjeve është ulur me 51,4%.

Rama shkruan se në 7 vite numri i vrasjeve është përgjysmuar, nga 107 që ishin në 2013, në vetëm 52 në vitin 2020.

“S’ka kohë për pushim”, shkruan kryeministri.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat