Byroja Kombëtare e Hetimit ka rihapur sërish aplikimet për kandidatët që duan të jenë pjesë e saj.
Deri më tani testin përfundimtar e kanë kaluar 28 kandidatë, ndërkohë që ditën e sotme pranë BKH-së janë paraqitur edhe 32 persona të tjerë të cilët do të mësojnë nëse janë fitues ose jo.
32 kandidatët kanë marrë nga një zarf, ku dhe brenda tij është përgjigja nëse janë fitues ose jo. Më 2 prill Byroja Kombëtare të Hetimit bëri të ditur se nga 37 kandidatë, 28 prej tyre kanë kaluar kushtet e sigurisë. BKH bëri të ditur se 9 kandidatë nuk i kalojnë kushtet e sigurisë.
Një nga kriteret për të qenë pjesë e BKH-së është dhe përgatitja fizike. Mësohet se kandidatët fillimisht duuhet të certifikohen me trajnime të ndryshme, të cilat do të ndiqen edhe nga SHBA-ja.
Për Byronë Kombëtare kanë qenë 700 kandidatë dhederi më tani 28 prej tyre kanë dalë 28 fitues.