Zgjedhjet dhe Reforma në Drejtësi/ Palmer takime virtuale me Ramën, Bashën e Metën

Shqipëria

Zgjedhjet dhe Reforma në Drejtësi/ Palmer takime virtuale me Ramën, Bashën e Metën

Më: 6 prill 2021 Në ora: 12:44
math

Ambasada amerikane në Tiranë jep lajmin se Zv.Ndihmës Sekretari i Shtetit të SHBA, Matthew Palmer, do të zhvillojë këtë të martë ‘takim virtual’ në Shqipëri. Mësohet se në fokus të bisedave do të jenë zgjedhjet e 25 prillit dhe Reforma në Drejtësi.

“Zv.Ndihmës Sekretari i Shtetit të SHBA Matthew Palmer do të zhvillojë sot një “takim virtuale” në Shqipëri.

Ai do të takohet me Presidentin Meta, Kryeministrin Rama dhe Kryetarin e Partisë Demokratike Basha për të diskutuar mbi përparësitë e Shteteve të Bashkuara, përfshirë pritshmëritë për zgjedhjet e 25 prillit.

Zv.Ndihmës Sekretari Palmer do të takohet gjithashtu me kampionët e reformës në drejtësi. Ai do ta përfundojë vizitën e tij me një tryezë të rrumbullakët me gazetarë, të cilët kanë marrë pjesë në programet e shkëmbimit dhe trajnimit të SHBA”, shkruan Ambasada.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat