Kryeministri Sali Berisha i rikthehet edhe një herë efikasitetit dhe sigurisë së vaksinës kineze anti-Covid, Sinovac.
Referuar dy mesazheve të mbërritura në adresën e tij, Berisha shkruan se në Lurë dhe Tiranë janë regjistruar së fundmi 4 raste ndërlikimesh serioze menjëherë sapo kanë marrë vaksinën në fjalë.
“Ndërlikime të rënda nga vaksina! Ato fshihen me urdhër të xhahilit të Surrelit”, shkruan Berisha, ndërsa publikon edhe mesazhet e dy qytetarëve, nga Dibra dhe Tirana.
Pershendetje Doktor Berisha! Dje ka ardhur me helikopter nga Lura ne Urgjencen e QSU Tirane nje grua rreth 67 vjeç, me emer Xhevahire Vladi, me tromboze si rezultat i vaksines Kineze te marre para 2 ditesh ne Qendren Shendetesore Lure.
“Rastesisht isha te Ambulanca e Laprakes Doktorr erdhen tre mesues ne gjendje shume te rende nga vaksinat e edvinit,i futen direkt ne oksigjen !!!Me shume respekt“.
Sipas asaj që raporton Ministria e Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 13.010 vaksinime, ndërsa që prej fillimit të procesit janë kryer në total 185,497 doza të vaksinës ndaj COVID-19.
Për vaksinimin e mjekëve, të moshuarve, policëve dhe gazetarëve janë përdorur doza të Pfizer, AstraZeneca dhe Sinovac.