Arrest me burg ka dhënë Gjykata e Shkodrës për Hydajet Mehmetin, i dyshuar si bashkëpunëtor në vrasjen e Ridvan Ramazanit.
Ai nuk ka pranuar që të flasë në seancën gjyqësore të zhvilluar me dyer të mbyllura dhe nën masa sigurie.
Avokati ka kërkuar arrest shtëpie për shkak se ka qenë thjesht drejtuesi i mjetit dhe jo autori i vrasjes.
Hydajet Mehmetin u arrestua gjatë operacionit të koduar “Mushan” si i akuzuar në vrasjen e Mehmetit në nëntor të vitit të kaluar.