Kryeministri Edi Rama e nis këtë të mërkurë me një video-mesazh në Facebook, ku tregon, sipas tij, arsyet pse PS i duhet edhe një mandat i tretë qeverisës.
Sipas Ramës, PS e meriton këtë mandat në mënyrë që Shqipëria të mos kthehet më pas dhe mbyllë punët që janë nisur.
Edi Rama: “Shqipëria duhet patjetër të shkojë në pikën që nuk kthehet më pas dhe që Shqipëria të shkojë aty ku nuk kthehet dot më mbrapsht duhet mandati i tretë. Në mandatin e tretë janë shumë gjëra që përmbyllen.
Duhet mandati i tretë që përfundimisht të heqim nga jetët tona armikun e padukshëm.
Duhet mandati i tretë që përfundimisht të kthejmë në shtëpi të gjitha familjet që u prekën nga tërmeti. Duhet mandati i tretë që drejtësia të forcohet dhe të bëhet e pathyeshme“.