Policia e Lezhës arrestoi këtë të mërkurë 46-vjeçarin Ermir Lekstakaj.
Ai është i dënuar në Itali me 11 vite e 7 muaj burgim.
Ndaj tij rëndojnë pesë vepra penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, “Pjesëmarrje në grup kriminal”, “Plagosja”, “Rrëmbim personi” dhe “Kundërshtim i punonjësit të Policisë”.
Ermir Lekstakaj do të dorëzohet tek autoritetet italiane për të vuajtur dënimin e tij.