Këtë të mërkurë në Vlorë ka nisur vaksinimi për farmacistët.
Vetë farmacistët janë shprehur se duhet të ishin vaksinuar më herët sepse rreziku për tu infektuar ishte i lartë për shkak të kontaktit të drejtpërdrejtë me qytetarët.
“Deri më sot nuk na ka llogaritur njëri dhe ne jemi më të rrezikuarit.
Për ne nuk u kujtua njeri. Vetëm tani na erdhi kontakti për tu vaksinuar”, ka thënë një farmaciste.