Të gjitha fluturimet përmes aeroportit të Rinasit janë anuluar deri të nesërmen në orën 10:00.
Ky njoftim është dhënë nga Organizata Ndërkombëtare e Aviacionit Civil.
Kjo situatë vjen pas revoltës së punonjësve të kompanisë AlbControl, që është në funksion të aeroportit.
Punonjësit kanë dalë në protestë për shkak se janë paguar vetëm 72% të pagave, ndërsa kërkojnë respektimin e kodit të punës, kushte që zbatoheshin edhe para pandemisë.
Sipas informacioneve, ata do të vijojnë edhe me lëvizje të tjera duke bllokuar edhe trafikun ajror.
Kërkesat e tyre:
Rikthim i kolegëve në punë;
Shfuqizim i vendimeve të bordit;
Rikthimi i pagës së plotë sipas kontratës kolektive;
Transparencë financiare e plotë për vitin 2020;
Një anëtar sindikate të jetë anëtarë bordi.
Edhe vizita e ministres së Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku në aeroportin e Rinasit, për të rënë dakord në një pikë të përbashkët, ishte pa rezultat.
Ndërprerja e punës preku dy fluturime, atë të “Aegean Airline” me destinacion Athinë-Tiranë dhe Air Albania me destinacion Stamboll-Tiranë, ku “Aegean Airline” u detyrua të rikthehej sërish në Athinë.
Janë 13 fluturimet e anuluara që ishin parashikuar për ditën e sotme:
✈Austrian Airlines – Tiranë – Vjenë dhe kthim
✈Ëizz Air – Tiranë – Milano dhe kthim
✈Lufthansa – Tiranë – Frankfurt dhe kthim
✈Air Albania – Tiranë – Stamboll dhe kthim
✈Air Albania – Tiranë – Bolonja dhe kthim
✈Aegean – Tiranë – Athinë dhe kthim
✈Wizz Air – Tiranë – Bergamo dhe kthim
✈Air Albania – Tiranë – Bergamo dhe kthim
✈Austrian – Tiranë – Vjenë dhe kthim
✈Pegasus – Tiranë – Stamboll dhe kthim
✈TUI – Tiranë – Bruksel dhe kthim
✈Air Albania – Tiranë – Romë dhe kthim
✈Alitalia – Tiranë – Romë dhe kthim
Njoftimi i plotë:
Sot, më 7 Prill 2021, nga ora 9.23 deri në ora 09.55, orë lokale, janë ndërprerë operimet në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, për shkak të mungesës së stafit në Agjencinë e Trafikut të Kontrollit Ajror. Dy fluturime janë prekur nga ky fakt, Aegean Airline me destinacion Athinë-Tiranë dhe Air Albania me destinacion Stamboll-Tiranë, që do të ketë 40 minuta vonesë. Aegean Airline është kthyer sërish në Athinë. Operimet kane rifilluar në 09.55 dhe Aegean pritet të riniset për të sjellë pasagjerët në Tiranë. Tirana International Airport.