Katër sipërmarrës shqiptarë u arrestuan nga autoritetet italiane me akuzën se shfrytëzonin punonjësit e tyre. Sipas mediave vendase ata janë Elvisa dhe Gezim Hasaj dhe Gezim Sufaj e Valmir Syka, ndërsa për gjashtë shqiptarë të tjerë është caktuar masa e sigurisë arrest shtëpiak.
Hetimet e policisë italiane kanë zbardhur se ata ishin pronarë të shtatë kompanive me aktivitet në kantierin detar të portit Maghera në Venezia.
Në ofiçinat e tyre ata kishin punësuar rreth 200 punonjës.
Këta të fundit, me kombësi të ndryshme, shqiptarë, rumunë, dhe azilkërkues, për të marrë lejen e qëndrimit por dhe italianë nga jugu i Italisë, paguheshin me paga minimale dhe u mohohej pagesa e orëve të punës jashtë orarit, e drejta e pushimeve të paguara, sëmundja, madje dhe puna e kryer përgjatë gjithë orëve në punës, duke u limituar në një pagë minimale të vendosur nga sipërmarrësit shqiptarë.
Hetimet kanë zbardhur një libër i quajtur “Lista e Krishtlindjes“, i ruajtur në një kompjuter në zotërim të të arrestuarve, dhe ku ishin shënuar dhuratat që sipërmarrësit shqiptarë u jepnin drejtuesve të kantierit detar për të marrë sa më shumë tendera prej tyre.
Paratë e marra nga tenderat kurseheshin duke paguar mjaft keq punëtorët e tyre e duke përdorur fatura false.
“Ne jemi shqiptarë e për 5 minuta ju vrasim familjarët”, “do merremi me gruan e fëmijët e tu”, “nëse flet për faturat falso do të të presim fytin”, ishin disa nga kërcënimet e vazhdueshme që merrnin të punësuarit që punonin në fabrikat e sipërmarrësve shqiptarë. Gjatë hetimeve atyre u janë sekuestruar 1.3 milionë euro vlera materiale, 8 benasa, automjete dhe kuota në llogari të ndryshme bankare.