Nënkryetari i LSI-së, Petri Vasili me anë të një postimi në facebook shprehet se 25 prilli është kryefjala e të rinjve dhe të rejave të cilët japin gjithçka për atdheun.
Sipas Vasilit, ka ardhur koha që të rikthehet dinjiteti i ushtrisë, policia të kthehet në mike të qytetarëve dhe koha e kthimit të ligjit po bubullin.
Postimi i plotë:
“Koha e Rampallës ka mbaruar!
Koha e Kushtetutes dhe ligjit po gjemon.
Rampalla beri qesharake Ushtrine, qe lufton me armiq imagjinare dhe perdoret sa here qe i hyn lepuri ne bark.
Koha e kthimit te dinjitetit te Ushtrise po buçet.
Rampalla e beri armike te qytetareve policine sa here qe frika i merr shalët.
Koha e kthimit te Policise ne mike te qytetareve dhe ligjit po bubullin.
Rampalla eshte kryefjala e frikacakeve dhe batakçinjve pa atdhe.
Referendumi mbarepopullor i 25 prillit eshte kryefjala e te rinjve dhe rejave, e burrave dhe grave, qe s’ju dridhet syri dhe per atdheun japin gjithshka.”