Pak minuta më parë, policia ka shoqëruar një nga kontrollorët e trafikut ajror
Burime për mediat bëjnë me dije se është shoqëruar në polici kontrollori Muhni Mezini.
Mezini u përfol se si personi i stresuar që kishte marrë para borxh te familjarët për të përballuar jetesën.
Ai është thirrur në polici pasi ka përfunduar turnin dhe është një nga 5 kontrollorët që ka shprehur paaftësinë për të kryer detyrën për shkak të stresit.