Është shoqëruar në polici mbrëmjen e sotme një nga kontrollorët e Rinasit.
Rrethanat dhe arsyet mbeten të paqarta. Në vijim priten më shumë detaje.
Ushtria dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë morën pasditen e sotme në kontroll aeroportin ndërkombëtar të Tiranës pas grevës së kontrollorëve.
Ende nuk ka një vendim te zbardhur apo urdhër qeverie, por ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi doli me një sqarim të ilustruar me videon e dërgimit të ushtrisë.
Ndërkohë ministrja e Infrastrukturës Balluku paralajmëroi punonjësit të rikthehen në punë ose do të dëbohen me forcë nga ambientet.