Policia e Tiranës ka shoqëruar nëntë kontrollorë ajrorë gjatë natës për shkak të protestës së tyre, që çoi në pezullimin e fluturimeve nga aeroporti “Nënë Tereza” ditën e djshme.
Sipas burimeve, janë shoqëruar Rei Katroshi, Flora Ndreca, Sokol Kosta, Muhin Mezini, Armando Fezga,Elton Shabani e të tjerë.
Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë njoftohet se ka filluar hetimet për situatën e ndodhur ne aeroportin e Rinasit. Vepra penale për të cilën po hetohet lidhet me shpërdorim detyre, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
Nga ana e oficereve të Policisë Gjyqësore, po kryhen veprimet e duhura hetimore për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes së ndodhur. Po vijojnë veprimet hetimore në drejtim te evidentimit te rolit te secilit prej personave te përfshire në këtë ngjarje.”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.
Janë afro 65 kontrollorë ajrorë që kanë ndërprerë punën ditën e djeshme për shkak të uljes së pagave dhe mosrespektimit të Kodit të Punës.
Tentativat për zgjidhjen e problemeve të tyre me Ministrinë e Infrastrukturës kishin nisur prej muajsh dhe nuk kishin marrë rrugë derisa dje ministrja Belinda Balluku dhe Kryeministri më pas i konsideruan kërkesat si të nxitura politikisht.