Asnjë fluturim nga Aeroporti Ndërkombëtar i Rinasit as për ditën e sotme.
Greva e kontrollorëve dhe mosarritja e një marrëveshjeje me qeverinë ka bërë që edhje fluturimet e programuar për ditën e sotme të anullohen.
Disa prej tyre janë anulluar nga vetë kompanitë ajrore, ndërsa TIA, në faqen e saj zyrtare, shprehet se nuk mban asnjë përgjegjësi për anullimin apo vonesat në fluturim, raporton Ora News.
Ndërkohë Prokuroria e Rrethit Gjyqësor, Tirane ka filluar hetimet per situatën e ndodhur ne aeroportin e Rinasit.
Vepra penale per te cilen po hetohet lidhet me Shperdorim detyre, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
Ndërkohë ministrja e Infrastrukturës Balluku paralajmëroi punonjësit të rikthehen në punë ose do të dëbohen me forcë nga ambjentet.