Fatmir Mediu, kandidati me numrin 7 i “Aleancës për Ndryshim”, zhvilloi disa takime me banorë dhe biznese në njësinë nr.1 në Tiranë, në zonën e SHkozës.
Ndër të tjera ai theksoi rëndësinë e të qenurit bashkë kundër përbuzjes dhe padrejtësive dhe se nuk duhet ta lejojmë poshtërimin dhe mohimin që Rama po u bën shqiptarëve.
Ai nënvizoi fyerjen që Rama bëri duke i quajtur dembelë shqiptarët dhe planin e tij për shpopullimin e Shqipërisë duke sjellur punëtorë nga Bangladeshi.
“Kjo është një politikë djallëzore. Është politika më makabre që është zhvilluar në të gjithë historinë politike të këtyre 30 viteve, shpopullimi i Shqipërisë.”, u shpreh Mediu.
Kryerepublikani bëri thirrje që në emër të interest kombëtar, mirëqënies dhe interest familjar, të reflektonin dhe të votonin ndryshimin me 25 prill.
Ai theksoi se kjo datë duhet parë me shumë rëndësi pasi vendoset fati i vendit, vendoset për të ardhmen duke i thënë jo krimit dhe korrupsionit të Edi Ramës, duke ndjekur kështu rrugën evropiane.
Ai kërkoi mbështetjen e tij për nr.7 dhe për koalicionin “PD-AN”.
“Partia Republikane dhe Partia Demokratike kanë 30 vjet në një bashkëpunim me njëra-tjetren, në një bashkëpunim kundë rregjimit komunist në fillim, për të ndërtuar demokracinë, për t`a bërë Shqipërinë si gjithë Europa”.