Është ndarë nga jeta në moshën 76 vjeçare Sheh Haxhi Fejzi Zaganjori. Lajmi u mësua nga myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari.
Një figurë e njohur jo vetëm si klerik. Kontributi i tij është shumë i rëndësishëm, sidomos në periudhën e vështirë të vitit 1997 e në vijim që kaloi vendi.
Edhe Kryetari Basha përcolli një mesazh ngushëllimi.
“Me trishtim të thellë mësova për ndarjen nga jeta të Sheh Haxhi Fejzi Zaganjorit, simbol i patriotit dhe qytetarit shkodran, klerik i nderuar, mishërim i përkushtimit ndaj besimit në Zot dhe respektit e bashkëpunimit ndërfetar, personalitet me kontribute për Shkodrën e më gjerë.
Jam shpirtërisht pranë znj. Valdete, familjes Zaganjori dhe miqve të tij të shumtë në këtë humbje të madhe për ta dhe për Shkodrën. Sot humba një mik të çmuar, këshillat e urta dhe fjala e të cilit do të më mungojnë shumë. Zoti e mëshiroftë dhe i dhëntë paqen e përjetshme!”