Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka udhëtuar drejt Divjakës sot, pas takimit që zhvilloi me qytetarët në Lushnjë.
Një rastësi e bukur qe përshëndetja e parë e Bashës në këtë qytet: dy motra binjake gjimnaziste që këtë vit votonin për herë të parë.
Duke dalë me to para mediave, Basha dha një mesazh specifik për të rinjtë e gjithë vendit:
“Tek sytë e votuesve për herë të parë lexohet më qartë se kudo tjetër ndryshimi që po vjen dhe shpresa. Ja shikojeni këto vajza!“