Mbërrijnë 100 mijë vaksina të tjera, Rama: Më të bindur se kurrë për të vazhduar me ritme të larta vaksinimin masiv

Shqipëria

Mbërrijnë 100 mijë vaksina të tjera, Rama: Më të bindur se kurrë për të vazhduar me ritme të larta vaksinimin masiv

Më: 8 prill 2021 Në ora: 16:48
Foto ilustrim

Kryeministri Edi Rama reagon për mbërritjen e vaksinave të tjera anti-Covid në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit.

Përmes një mesazhi në “Facebook”, ku publikon edhe video nga mbërritja e vaksinave, Rama thekson se kanë ardhur 100 mijë doza të tjera, pas 24 orësh vonesë, pas pezullimit të fluturimeve.

“Aeroporti Nënë Tereza – Me një ditë vonesë për shkak të tentativës çmendurake për bllokimin e fushatës së vaksinimit dhe nxitjen e rrëmujës në prag të zgjedhjeve, mbërrijnë 100,000 vaksina të tjera anticovid?

Më të vendosur se kurrë për të vazhduar me ritme të larta vaksinimin masiv dhe për të garantuar një sezon turistik të lehtësuar e me të ardhura të larta për Shqipërinë???”, shkruan Rama.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat