Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë njofton se në 24 orët e fundit 6 qytetarë kanë vdekur ndërkaq janë shënuar 317 raste të reja me Covid-19 në këtë shtet.
Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë shëruar 529 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 96,129 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 247 pacientë.
16 janë në terapi intensive, nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.