Gjykata e Korçës rrëzon kërkesën e Zani Çaushit për lirimin me kusht

Shqipëria

Gjykata e Korçës rrëzon kërkesën e Zani Çaushit për lirimin me kusht

Më: 9 prill 2021 Në ora: 15:36
Gjykata e Korçës

Gjykata e Korçës ka rrëzuar kërkesën Zani Çaushit për lirim me kusht. Seanca gjyqësore me dyer të mbyllura zgjati 45 minuta.

Gjyqtari, Selaudin Pysqyli, pas shqyrtimit të çështjes vendosi rrëzimin e kërkesës  së tij të përfituar lirimin me kusht ndërkohë që pritet zbardhja e vendimit të plotë.

Prokuror i çështjes ishte Ervin Beqiri ndërsa Çaushi u përfaqësua me të njëjtin avokat Arben Lena.

Nga ana tjetër Zani Çaushi në ditët në vijim ka një tjetër seancë për ndryshimin e llojit të sigurisë së burgut.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat