Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi feston sot ditëlindjen e saj.
Ajo ka shpërndarë urime të shumta në Instagramin e saj, dhe midis tyre një buqetë me lule të cilën ja ka dhuruar kryedomokrati Basha me bashkëshorten Aurela.
“Edhe 100 vite të bukura dhe të lumtura. Aurela dhe Luli,” shkruhet në shënimin bashkangjitur buqetës.
“Faleminderit Aurela Basha, Lulzim Basha”, ka shkruar Kryemadhi mbi foton e buqetës së trëndafilave.