Ndonëse kjo fushatë elektorale po bëhet në një mënyrë të pazakontë, ku nuk lejohen grumbullimet e mëdha dhe mitingjet, në Tropojë, ka ndodhur një zhvillim që na rikthen paksa në të kaluarën, ku fushatat bëheshin në një tjetër formë.
Ish-kryeministri Sali Berisha, ka publikuar një video gjatë një aktiviteti elektoral të kandidatit socialist për deputet në Qarkun e Kukësit, Petrit Malaj.
Teksa Malaj po zhvillonte një aktivitet në Tropojë, në qiell shihet një dron me flamurin e Partisë Demokratike, duke marrë të gjithë vëmendjen e të pranishmëve.
“Fitorja fluturon mbi Tropojë! Magjepsëse!!”, shkruan ish-kryeministri mbi videon e publikuar.