Kandidati për deputet i Partisë Socialsite në Tiaranë, Etjen Xhafaj është shprehur se është i vetëdijshëm për konsumimin e PS-së në 8 vite qeverisje.
I ftuar në emisionin ‘Ekopolitikë’ në RTV Ora , Xhafaj thotë se pavarësisht se u përballëm me dy fatëkeqësi natyrore siç ishte tërmeti dhe pandemia, qeveria ishte pranë qytetarëve.
Pyetje: A jeni i vetëdijshëm për konsuminin e një force politike për 8 vite radhazi?
Etjen Xhafaj: Po absolutisht, të gjithë forcat politike janë të vetëdijshëm për atë ë ndodh normalisht, që krahas punëve që bëhen ka edhe gabime dhe rrjedhimisht jemi të vetëdijshëm për situatën, kemi dhe njerëz që nuk u kemi shërbyer ashtu siç duhet. Shqiptarët më 25 prill duhet të bëjnë një pyetje, ku ishe ti atëherë kur kisha nevojë. Në fund të ditës duhet të jemi pranë publiku për të shërbyer. 25 prilli do të jetë një fitore për Partinë Socialiste jo bazuar vetëm mbi atë që do të bëjë por bazuar me atë që ka bërë dhe atë që është duke bërë.
Ndërkohë nga ana tjetër ekperti i ekonomisë Majlind Lazimi është shprehur se për të strehuar familjet që janë prekur nga tërmeti ka pasur edhe mundësi tjera, sakaq ka shtuar se pandemia dhe tërmeti nuk kanë qenë pengesë për të bërë një sër reformash të tjera.
Pyetje: Si ju duken këto premtime?
Majlind Lazimi: Besoj se mazhoranca vjen me dëshminin e gjërave që ka bërë. Është hera e parë që tentohet mandati i tretë nga një mazhorancë. Dhe në këtë kuptim qytetari shqiptar nuk mund të pretendoj që ka përpara një sfidant po një mazhorancë që vjen me gjithë dritëhijet e qeverisjes.
Unë kam rezervat e mia përsa i përket menaxhimit të krizës së pandemisë. Është një nga qeveritë që ka kontribuar me financim të drejtëpërdrejtë, vetëm 1 % në krahasim me rajonin që është 3 %. Pabarazia është shumë e lartë, papunsia është shumë e lartë. Unë besoj që ajo që kishte mundësi që qeveria kishte të bëntë në raport me krizën ekonike padyshim që nuk i shfryztëzoi të gjithë kapacitetet. Në raport me ndërtimin. Unë nuk besoj që ato që janë goditur nga tërmeti janë futur të gjithë në shtëpi , mund të kishte pasur ede opsione të drejtëpërdrejta që mund të ishin shfrytëzuar nga qeveria si jë hap i parë për të sistemuar këtë kategori personash. Së dyti mund të themi që procesi i ndërtimit është izoluar.
U harxhua shumë kohë duke pritur donacionet. Kemi një pëkeqësim me 8% të varfërisë relative. Ku është qeveria ime për të mbështetur shtresën në nevojë, paketa e dytë ishte e pamjaftueshme për punonjësit. Çfarë keni bërë për këto njerëz, keni një plan të tretë rimëkëmbje. Unë besoj që qytetarët kanë shumë arsye që të kërkojnë llogari. Nuk është tërmeti dhe pandemia që ka penguar për të bërë një sërë reformash tjera të cilat ishin shumë të rëdësishme. Marrim reformat territoriale, roforma në drejtësi
Etjen Xhafaj: Nuk ka anjë qeveri në botë që vazhdon 8 vite me reforma. Po të shikosh procesin e ndërtimit në ccfarëdolloj vendi në botë, kjo pjesa e vonesës jo vetëm që nuk rri por nuk serioz si argument. Një vit e gjysëm më vonë, gjysma e familjeve, janë strehuar, kush e ka mbaruar para.