Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka deklaruar nga Vlora se të hënën do të vijnë në Shqipëri 7020 doza Pfizer.
Në një deklaratë për gazetarët, ajo tha se të hënën e kësaj jave do të ulet e fasha e vaksinimit në +60 vjeç, teksa shtoi se deri më tani në qarkun e Vlorës janë kryer më shumë se 20 mijë vaksinime.
“Në Vlorë janë më shumë se 26 mijë vaksinime të kryera. Vazhdon ritmi i vaksinimit në qendra shëndetësore.
Ditën e hënë ulim fashën +60. Kemi filluar tashmë me pjesën e kolaudimit. Nga nesër fillojmë shpërndarjen e vaksinave Sinovac. Të hënën presim 7020 doza pfizer dhe pjesën tjetër nga kontrata me distributorin e Sinovac”, deklaroi ministrja.
Deri më tani në vendin tonë janë vaksinuar 250,676 persona. Vkasinën e kanë marrë mësuesit, bluzat e bardha, të moshuarit sakaq ka nisur edhe vaksinimi gazetarëve policëve e gazetarëve dhe i farmacistëve.