Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka zhvilluar sot një takim elektoral në Tiranë. Në një postim në Facebook, Kryemadhi thotë se LSI është forcë vendimtare për fitoren e 25 prillit.
“Energji e jashtëzakonshme sot në Tiranë!
Dëshmi e rritjes së pandalshme dhe fitores së madhe të LSI në 25 prill.
LSI është Forcë Vendimtare për fitoren e 25 prillit dhe qeverisjen e ardhshme.
Jemi zëri juaj, forca juaj, dhe vota për LSI nr. 6 është votë për integrimin Europian, për punësimin, ekonominë dhe mundësitë për të gjithë shqiptarët”, shkruan Kryemadhi në Facebook.