Drejtuesi politik i PD në qarkun e Shkodrës, Helidon Bushati, ka zhvilluar ditën e sotme një takim madhështor me rininë e qytetit, ku ka theksuar se hodhëm pas ‘Shkodrën e frikës’.
‘Kanë zgjedhur përballjen me të keqen, jo largimin! Ndezëm shkëndijën e ndryshimit. Janë fytyra e fitores sonë. 25 Prilli do të jetë festa e tyre’, shkruan Bushati në Facebook.
Postimi i plotë:
Albumi i shpresës.
Me këtë super rini, hodhëm pas Shkodrën e Frikës. Kanë zgjedhur përballjen me të keqen, jo largimin! Ndezëm shkëndijën e ndryshimit. Janë fytyra e fitores sonë. 25 Prilli do të jetë festa e tyre. A ka ndonjëri dyshime se kjo nuk është fitorja e tyre?