Kryeministri Edi Rama ka publikuar në llogarinë e tij në Facebook një foto nga punimet që po bëhen në aeroportin e Kukësit.
Kreu i qeverisë bën ironi me “3D”, projekte për të cilat është vënë shpesh në qendër të akuzave apo kritikave.
Aeroporti i Kukësit ka marrë licencën kombëtare dhe është në proces të marrjes së licencës ndërkombëtare.
3D? *O çunat e Londrës bohuni gati se so mo pun mujsh?✌️?
Posted by Edi Rama on Saturday, April 10, 2021
Pritet që më 18 prill, në aeroportin e Kukësit të bëhet edhe fluturimi i parë.