Kryemadhi nga Kombinati: Shtëpitë do i ndërtoni aty ku i kishit, prokuroria të hetojë Bashkinë e Tiranës

Shqipëria

Kryemadhi nga Kombinati: Shtëpitë do i ndërtoni aty ku i kishit, prokuroria të hetojë Bashkinë e Tiranës

Më: 11 prill 2021 Në ora: 12:42
Monika Kryemadhi

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi u ndal mesditën e sotme në zonën e Kombinatit në Tiranë.

Gjatë fjalës së saj, Kryemadhi u ndal edhe te procesi i rindërtimit për banesat e dëmtuara nga tërmeti i 26 Nëntorit 2019.

Monika Kryemadhi: Sot në Kombinat si para 21 vjetëve na u desh përsëri me zotin Vasili 1 orë e 20 minuta për të ardhur nga zyrat e LSI deri në kombinat, për shkak të trafikut, bllokimit të rrugëve, absurditetit që po ndodh çdo ditë e më shumë për shkak të ndërtimeve në Tiranë.

Sot nga ky vendi ku jam unë shikoj godina të shembura, të rrënuara. Të kthesh kokën do të shikosh fasadën e dëmtuar që Edi Rama i ka bërë Kombinatit. Ajo që unë dua të theksoj dhe them, dhe që tha edhe Floida, sepse unë besoj tek të rinjtë dhe të rejat, sepse dëshirat dhe ëndërrat e tyre, janë të patjetërsueshme. Çdo kush do jepte jetën për të realizuar ëndërrat e fëmijëve të tij dhe prandaj unë besoj tek të rinjtë, besoj të forca që Floida ka për ta çuar deri në fund betejën për shtëpitë e kombinatësve, që bashkia e Tiranës me Edi Ramën në krye duan të shembin.

Pallatet që kombinatësit i kanë ndërtuar me gjakun e tyre, të prindërve të tyre, siç ndërtuan Kombinatin, tashmë Edi Rama kërkon ti largojë nga shtëpitë e tyre, pronat e tyre për të ju dhanë oligarkëve për të ndërtuar kullat dhe për të kthyer truallin e kombinatësve në lulishte. Betejën e parë qytetarët e kombinatit e fituan. Fituan në Gjykatën Administrative për vendimet e parregullta që Bashkia e Tiranës ka marrë për tjetërsimin e pronave të kombinatësve.

Ky është vetëm fillimi. Ne do ta çojmë deri në fund për të mbajtur jo veç fjalën që ju kemi dhënë, por sepse kjo është më njerëzorja, e ndershmja që secili nga ne ka. Nëse ne nuk respektojmë pronën e tjetrit si mund të respektojmë të drejtat e njeriut, të shkollës, të shëndetit, të fjalës. E pra, kombinatasit që kanë shtëpitë aty do ti rindërtojnë prap me paratë e buxhetit të shtetit dhe jo paratë e tyre.

Sepse sot jo vetëm Bashkia e Tiranës por edhe çdo institucion tjetër duhet të jetë shumë i kujdesshëm, dhe i bëj thirrje Prokurorisë të hetojë për lëvizjen e parave që bëhet nëpërmjet bankave të nivelit të dytë nëpër qytetarë të tjerë, të cilët kërkojnë t’ju tjetërsojnë pronën apo votën.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat