Identifikohen autorja dhe viktima e krimit në Maqellarë të Dibrës, ku nusja vrau me thikë vjehrrën e moshuar. Bëhet me dije se ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmë.
Ndërkohë autorja është Miranda Markja, 44 vjeç, ndërsa viktima, Nazmije Markja, 74.
Mësohet se për 6 orë nusja ka fshehur krimin, ndërsa ngjarja u zbulua nga bashkëshorti i saj. Ka qenë ky i fundit ai që njoftoi policinë, e cila mbërriti menjëherë në vendngjarje.
Mësohet se vjehrra kishte kërkuar disa herë urdhër mbrojtje ndaj nuses dhe sipas banorëve konfliktet kanë qenë të hershme.
Debati mes tyre degradoi derisa Miranda e qëlloi me thikë duke e lënë të vdekur në vend. Trupi i pajetë u gjet nga djali i viktimës 6 orë pas ngjarjes. Çifti ishin prindër të 3 fëmijëve të mitur. Mësohet se nusja ia ka ngulur fillimisht në fyt thikën vjehrrës. Më pas ia ka ngulur edhe dy herë në bark e kraharor, duke i marrë jetën.
Sipas banorëve të zonës, kur nusja ka dalë jashtë, iu ka thënë fëmijëve se vjehrrës i dhimbte koka ndaj edhe kishte bërtitur.