Policia ka shoqëruar në komisariat 20 persona, të cilët kanë marrë pjesë në protestën që është zhvilluar ditën e sotme në Mirditë, për ndërtimin e HEC-it.
Burime për Ora News, bëjnë me dije se mes të shoqëruarve janë aktivistë dhe banorë të zonës.
Po ashtu bëhet e ditur se policia ka shoqëruar edhe gazetarin Preng Gjikola.
Ndërkohë, aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje janë mbledhur në protestë para komisariatit në Lezhë, duke kërkuar lirimin e tyre.