Punimet që po kryhen në aksin Tepelenë-Progonat kanë ngritur në protestë banorët e fshatit Bënçë.
Ata pretendojnë se punimet po shkatërrojnë mjedisin.
“Sot jemi mbledhur për një shqetësim që kemi me një firmë që ka ardhur në zonën e Bënçës për ndërtimin e rrugës Tepelenë- Progonat. Ujërat që derdhen nga kantieri zbresin në lumë, lumi turbullohet dhe zhduket trofta sepse lumi jonë është i pasur me troftë,” thotë një banor.
Thonë se për këto shqetësime, u janë drejtuar dhe autoriteteve por pa marrë asnjë përgjigje.