Kryeministri Edi Rama ndodhet në Gramsh ku po zhvillon një takim me të rinjtë socialistë në këtë qytet.
Por, këtë herë ajo që vuri vëmendjen ishte veshja e personalizuar e kryeministrit.
Rama kishte zgjedhur një këmishë ku në anën e djathtë të saj ishte numri 12 dhe trëndafili, simbol i PS-së.
Gjithashtu, kryeministri mbante veshur edhe një palë atlete të bardha ku dukej “trëndafili me grusht”.

