Mediu takim në Rrogozhinë: Nuk mund të pranojmë që Edi Rama të bëhet Zot mbi jetët tona

Shqipëria

Mediu takim në Rrogozhinë: Nuk mund të pranojmë që Edi Rama të bëhet Zot mbi jetët tona

Më: 12 prill 2021 Në ora: 13:24
Fatmir Mediu

Gjatë takimit në fshatrat Lekaj dhe Luz të Rrogozhinës, kandidati me nr.7 i “Aleancës për Ndryshim”, Fatmir Mediu, bashkëbisedoi me banorët dhe pa nga afër problemet që i shqetësonin.

Në këtë takim z.Mediu theksoi rëndësinë e votës dhe luftës kundër krimit dhe korrupsionit.

Ai u shpreh se shtyllat mbi të cilat mbështetet Partia Republikane janë familja, puna dhe prona, parime shumë të rëndësishmë për çdo njeri dhe të vetmet që mund të çojnë individin dhe shtetin përpara

”Aferat korruptive të kryeministrit Rama, interesat personale dhe mbështetja e krimit kanë lënë pasdore cdo shqiptar dhe po fundosin cdo ditë e më shumë ekonominë dhe jetën e secilit. Kjo shprehet qartazi me tendencën në rritje të shqiptarëve për të braktisur vendin dhe planin shpopullues te Edi Rame.

“Duke i thënë të gjitha këto unë mendoj që gjithësecili, i majtë apo i djathtë, e ka të lehtë që të bëjë vlerësimin se cfarë nuk shkon në këtë vend. Jetën, lirinë, mundësinë për të ndërtuar mirëqënien tonë familjare, ekonominë tonë kombëtare, na i ka falur Zoti. Ne nuk mund të pranojmë që Edi Rama të bëhet Zot mbi jetët tona dhe të shkatërrojë këto mundësi të jashtëzakonshme që ne i kemi fituar” u shpreh Mediu.

Z.Mediu bëri thirrje për të votuar masivisht në emër të demokracisë dhe të ardhmes së secilit. Ai e vlerësoi si shumë të rëndësishme angazhimin demokratik të cdo qytetari me anë të votës, duke mos u manipoluar por duke votuar drejtë dhe me dinjitet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat