Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, zhvilloi një takim me gra profesioniste të fushave të ndryshme, me të cilat bashkëbiseduan për çështje të ndryshme që shqetësojnë shoqërinë. Sipas kreut të PD, ekuilibrat e shoqërisë janë prishur, për shkak të mungesës së një bilanci ekonomik.
Lideri i PD u zotua se do të sillte modelin e njeriut të fortë, duke rritur pavarësinë e mendimit, çka sipas tij do të thotë hapi i parë drejt evropianizimit.
“Kur s’ke bilanc për 8 vite, çfarë do të premtosh.
Modeli i atij që ka qeverisur për 8 vite është, unë bëj gjithçka dhe pas meje qameti. Ndërsa modeli që unë dua të sjell është modeli i individit të fortë, të shtrimë sinorët e shtresës së mesme, rrisim pavarësinë e mendimit, në këtë moment mendoj se kemi hedhur hapin e parë drejt evropianizimit”, tha kreu i PD.