Aksioni i Policisë Rrugore gjatë fundjavës çoi në pranga 15 drejtues mjetesh.
Ata u arrestuan sepse shkelën rregullat e qarkullimit rrugor, kurse 135 të tjerëve ju hoqën patentat.
Po ashtu, u vendosën 3.734 gjoba për shkelje të tilla si parakalimi i gabuar, shpejtësi tej normave të lejuara, për shkelje semafori apo për mosvendosje të rripit të sigurimit.
Shoferët u “kapën mat” nga kamerat e vendosura në automjete, radarët, dronët e alkooltestuesit.