Policia e Tiranës ka ndërmarrë një super-aksion në zonën e Saukut, në zonën ku ka shumë familje të pasura, mëson Top Channel.
4 persona janë arrestuar deri tani për vjedhje. Ata janë kapur menjëherë sapo kanë dalë nga vilat.
Dyshohet se ata kanë vjedhur sasi lekësh që shkon në miliona.
ndërkohë operacioni i policisë është në zhvillim ende.