Zbardhen detaje të reja nga shpërthimi me eksploziv në hyrje të një pallati në Orikum. Eksplozivi është vënë pranë banesës së shtetasit Artan Xhelilaj., i cili rezulton me disa precedentë penalë në të kaluarën.
Mësohet se në momentin e shpërthimit, Xheliaj ishte brenda në banesë.
Ai ishte në arrest shtëpie prej pak kohësh nga gjykata e Vlorës, pasi akuzohet për trafik të lëndëve narkotike ndërsa procesi gjyqësor kundër tij vijon.
Lënda plasëse duket se ka qenë një mesazh i qartë kundër Xhelilajt që të mos flasë, në të kundërt mund ta pësojë.
Shpërthimi ka shkaktuar panik te banorët e pallatit, të cilët kanë njoftuar menjëherë policinë.
Ndërkohë, blutë e Vlorës po marrin në pyetje pronarin e shtëpisë, i cili ka dhënë disa emra mbi autorët e dyshuar të ngjarjes. Policia ka shoqëruar deri më tani disa persona, mes të cilëve dyshohet se është edhe një nga emrat që ka dhënë shënjestra.