Lefter Maliqi, kandidat për deputet ka thënë se Lëvizja Socialiste në Integrim në Berat do të marrë 3 mandate.
Teksa ka ndarë një foto me banorët në Berat në rrjetet sociale, Maliqi thotë se Partia Socialiste, të heqë dorë nga çdo marifet për të marrë vota, sepse shanset për të fituar janë zero.
“S’ka vaksine që ia shëron plagët e 8 viteve këtij populli. Rilindja ti lërë marifetet me regjistra votash të komanduara, sepse shanset për të fituar i ka 0. Ky popull kërkon ndryshimin e madh me 25 prill. Berati i jep 3 mandate LSI-se, ndërsa Shqipëria i jep fitoren spektakolare Opozites se Bashkuar.“- shkruan ai.
Lefter Maliqi është në pozicionin e shtatë në Berat për kandidat për depuetet në listën e LSI-së.