Pasditen e sotme policia ka vënë në pranga Hektor Qirjazin, i cili dyshohet se është autori i vjedhjeve të vilave në zonën e Liqenit të Thatë.
Ai njihet edhe m emrin Dorian J, ndërsa është dënuar me burgim të përjetshëm në Greqi.
Hektor Qiriazi së bashku me 3 persona të tjerë kishin “pre” të preferuar vilat, por u arrestuan sapo dolën prej tyre, ndërkhë që dyshohet se kanë vjedhur miliona lekë.
Banda në të cilën bënte pjesë Hektor Qiriazi prej kohësh terrorizonte Greqinë dhe akuzohet për tentative vrasjesh, vjedhje qendrash tregtare, makina, bastisje shtëpish.