Kryeministri Edi Rama ka uruar të gjithë besimtarët për muajin e shenjtë të Ramazanit. Në një postim në rrjetet sociale, kreu i qeverisë shkruan: Agjërim të lehtë për të gjithë besimtarët myslimane në muajin e bekuar të Ramazanit.
Një ditë më parë Kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu ka uruar të gjithë besimtarët agjërim të lehtë, “pranim të lutjeve tuaja, shëndet të mirë, lumturi e prosperitet për ju dhe familjet tuaja!”
Ky është viti i dytë radhazi që besimtarët myslimanë janë të kushtëzuar për shkak të masave të vendosura për parandalimin e Covid-19.
Një ditë më parë në vendin tonë, është zgjeruar edhe fasha e qarkullimit, me dy orë më shumë, 06:00- 22:00.