Presidenti i vendit Ilir Meta me anë të një postimi në facebook shprehet se gropat e zeza të inceneratorëve të mafies, i thithën 100 përqind paratë e planifikuara për financim nga taksapaguesit në 2020.
Sipas tij, pjesa e projekteve të menaxhimit të mbetjeve shfaq realizim të dobët që shkon deri në 9%.
Meta: “Gropat e zeza të inceneratorëve të mafies, i thithën 100 përqind paratë e planifikuara për financim nga taksapaguesit në 2020, ndërkohë që pjesa tjetër e projekteve të menaxhimit të mbetjeve shfaqin realizim të dobët, që shkon deri në 9%.
Prandaj 25 Prilli është referendum popullor kundër mafies së inceneratorëve e plehrave dhe kandidatëve të saj.”