Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka zhvilluar dje takime me qytetarët në Kamëz, ndërkohë që na ndajnë më pak se dy javë nga zgjedhjet e 25 prillit.
“Mikërpitje madhështore e me zemër për LSI dje në Kamëz”, shkruan Kryemadhi në “Facebook”
“Ndryshimi po vjen dhe përmes kandidatëve të mrekullueshëm të LSI në Tiranë, fitorja më e madhe u përket qytetarëve! Voto6, Voto LSI”, shton ajo në postim, ku ka bashkëngjitur edhe një video.
Në video shfaqen një varg i gjatë makinash dhe simpatizantë që valëvisin flamujt e LSI-së, teksa presin kryetaren Kryemadhi.