Djemtë e një politikani të PS-së në zonën e Mamurrasit kanë qëlluar me armë ndaj një patrulle policie.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 14:00 në qendër të Mamurrasit.
Të plagosur kanë mbetur tre persona, dy policë dhe një qytetar.
Policët e plagosur kanë Flamur Lleja dhe Ilir Zekaj, ndërsa qytetari Nikoll Vorfi ka edhe ai i plagosur.
Nga të dhënat e para të bëra të ditura nga SYRI TV bëhet e ditur se ngjarja është hakmarrje ndaj shoqërimit të djemve të politikanit të PS-së në Komisariat nga ana e policëve.