Punimet për spitalin Rajonal të Fierit duket se po shkojnë drejt fundit, për t'u vendosur në shërbim të qytetarëve para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit.
Kryeministri Edi Rama ka publikuar sërish pamje të reja, ku tregohet si duket godina në ditën 89 të punimeve.
Në kantierin e Spitalit Rajonal Memorial në Fier puna vijon pa pushim, me tre turne për të realizuar brenda afateve të parashikuara një prej veprave më të rëndësishme të infrastrukturës spitalore në Shqipëri.
Ecuria e punimeve është mbresëlënëse dhe gjithçka po realizohet sipas standardeve të larta, jo vetëm të ndërtimit, por edhe të pajisjes me teknologjinë më bashkëkohore.
Spitali Rajonal Memorial me financim nga Turqia, është një prej veprave më të rëndësishme të infrastrukturës spitalore shqiptare.
Ai do të jetë modeli i parë i një spitali publik me autonomi të mirëfilltë spitalore.